Google maps i riNë konferencën për zhvillues nga Google, Google I/O 2013, që do të mbahet gjatë këtij muaji pritet të shohim një numër të gjërave të reja nga Google. Tani për tani është raportuar se edhe Google Maps do të ndryshoj në një ndërfaqe (pamje) të re. Lajmi vjen nga personeli në Sistemin Operativ të Google-it, të cilët kanë thënë se Google Maps i ri do të heq sidebar-in (menytë anësore) dhe çdo gjë shfaqet në krye të hartës në ekran të plotë.

Google Maps gjithashtu do integrohet edhe më thellë me rrjetin social të tyre Google+, do të jetë mundësia për të kërkuar rezultate lokale të vendeve, mirëpo që janë të rekomanduara nga rrethet tuaj në llogarinë Google +.

Ndërfaqja e re e Google Maps është projektuar për një pamje më të përshtatshme për smartphone dhe tablet, fokusi kryesor i Google Maps të ri do të jenë hartat aktuale, butonat, sidebar etj.

Për më shumë detaje pritet të shohim në Google I/O 2013 me 15-17 Maj. |ameble|