SHPËRNDAJE

Google kishte befasuar shumë njerëz vitin e kaluar kishte blerë prodhuesin e famshëm amerikan, Motorola Mobility, ndërsa më pas të njëjtën marrëveshje e kishte miratuar edhe shteti kinez.

Sot, Google ka bërë të ditur se marrëveshja me kompaninë Motorola ka përfunduar në tërësi, ndërsa nuk ka bërë publike planet e saj për këtë njësi të re të biznesit. Për të gjithë ata që kanë harruar, Google ka paguar afro 40 milionë dollarë për një aksion në kesh, si dhe mbi 11.5 miliardë dollarë për gjithë kompaninë. Disa thonë se Google është e interesuar vetëm për patentat e Motorola’s dhe jo për biznesin e saj të telefonave, mirëpo kompania ka dhënë sqarimin e saj në kumtesën për media. “Blerja do t’i mundësojë Google që të avancojë platformën Android, si dhe të rrisë konkurrenën në industrinë mobile” thuhet në deklaratën zyrtare të Google-it. |ameble|

SHPËRNDAJE