SHPËRNDAJE

Motoactv Motorola

Apple thuhet së është duke punuar në një Smartwatch iOS, Samsung gjithashtu me android, mirëpo tani sipas një raporti të fundit edhe Google i ka hyrë këtyre planeve për një pajisje të tillë Smartwatch.

Sipas një raporti nga Financial Times, ekipi i Androidit nga Google është duke punuar në një Smartwatch të ri me platformën Android, mirëpo momentalisht nuk ka detaje rreth anës harduerike.

Blerja e Motorola-s nga Google u ka dhënë qasje atyre në të gjitha teknologjitë Smartwatch MotoACTV, e cila është një pajisje sportive për fitnes, kështu që Google mund të përdor këtu disa prej pjesëve në Smartwatch-in e tyre të ardhshëm.

Kompanitë e mëdha si Apple dhe Samsung, natyrisht që modelet Smartwatch i shohin si një hap tjetër të madh në teknologjinë e konsumit, dhe padyshim se Google këtu nuk do ta lë pa hyrë në lojë, si dhe do të jetë shumë interesante për të parë nëse këto kompani do të dalin me diçka që njerëzit më të vërtetë duan të kenë çdo ditë. |ameble|

SHPËRNDAJE