SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme bashkë me LG Nexus 4, kompania Google ka lansuar edhe tabletin e tyre të ri Nexus 10, dhe tanimë kemi specifikat e plota për ketë pajisje të cilat përfshijnë ekran 10 inç Corning Gorilla Glass 2 me rezolutë 2560×1600 pikselë kurse procesori është dual core A15. Dimensionet e Google Nexus 10 janë 263.9 mm me 177.6 mm dhe 8.9mm trashësi, dhe pesha e tij është vetëm 603g, pajisja gjithashtu vjen me versionin e fundit të Android 4.2 Jelly Bean.

Specifikat e tjera janë kamerë e dyfishtë, në front ka 1,9 megapiksel për video chat, kurse ajo e pasme 5 megapiksel për foto dhe video. Wi-Fi 802.11 b/g/n (Mimo+HT40, Bluetooth dhe NFC Android Beam), 16GB built-in dhe 2GB RAM, baterinë me 9000 mAh, Micro USB port, mikro HDMI dhe kufjet 3.5mm, plus vjen me GPS dhe mikrofon te integruar.

Në shitje do të dal nga 13 Nëntori për 399 $, ne dispozicion do të jetë gjithashtu edhe modeli 32GB që do të shitet me pakicë për 499 $, për më shumë detaje mund ti gjeni ne Google Play. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE