Sipas një raporti të fundit Google Nexus 5 mund të lansohet në muajin Tetor, smartphone-i është përfolur të vij me versionin e ri Android 5.0 Key Lime Pie dhe sipas androidguys mund të jetë i bazuar në modelin e ri nga LG, Optimus G2.

Kjo do të thotë se disa prej specifikave të mundshme në Google Nexus 5 mund të përfshijnë ekranin 5.2 inç të plotë HD me rezolucion 1920X1080 pikselë.

Specifikat  e tjera të Google Nexus 5 mund të jenë procesori 4-bërthamor 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 800 dhe gjithashtu me 2GB RAM dhe kamerën 13 megapikselë.

Një video se si duket LG Optimus G2 mund ta shihni më poshtë, ky smartphone pritet të shpallet më 7 Gusht dhe në qoftë se Nexus 5 i ri është i bazuar në Optimus G2, atëherë me siguri se do të jetë një pajisje interesante.  |ameble|