Google Project AraShumica prej jush ndoshta keni dëgjuar për projektin Ara të Google-it, për ata që nuk kanë dëgjuar, është një smartphone nga Google që vjen me komponente modulare. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jetë në gjendje të zgjedhin komponentët e caktuara sipas nevojave të tyre, kështu që ju mund të zgjidhni një modul të kamerës me sensor më të mirë, ose kamerë që incizon video më të mirë, e kështu me radhë.

Por nëse ju intereson se çfarë çipi (SoC – System on a Chip) do të përdorë Google në ketë rast, ka dalë se do të jenë disa zgjedhje. Më parë Google ka treguar se do të përdor çipin Rockchip SoC kurse tani sipas një postimi të ri në Google+, ka zbuluar mundësi të tjera të cilat do të përfshijnë edhe çipin Marvell PXA1928 SoC dhe NVIDIA Tegra K1 i cili është përdoruar në tabletin e fundit Nexus 9.

Për publikun, projekti Ara pritet të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, kështu që shpresojmë se nuk do të presim gjatë, e të shohim se sa të dobishëm do të jenë smartphone-t modular në jetën reale. /ameble