SHPËRNDAJE

Gjatë vikendit është raportuar se Google është në proces të krijimit dhe testimit të një dizajni me ndryshe të ndërfaqes për përdorues të Gmail-it. Google vazhdimisht teston dhe bënë zhvillimin e tipareve të reja për shërbimet e saja.

Google Gmail redizajn 1

Gmail i ri i ri-dizajnuar tani përfshin menynë lëvizëse. Siç po e shihni edhe nga imazhi (kliko për kualitet të lartë) pamja e re e Gmail-it është shumë më e pastër dhe me më pak çrregullime se sa versioni aktual dhe përfshinë një buton të ri të vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të ekranit, duke ju mundësuar përdoruesve për të zgjedhur menynë sipas opsioneve, të tilla si, për të shkruar një email të ri ose vendos lajmërime. Karakteristikë tjetër e re në kuadër të ri-dizajnimit të Gmail-it është edhe riemërimi i funksionit “Stars” në “Pins”.

Të gjitha këto ndryshume ende nuk janë konfirmuar nga Google, por nëse dalin të jenë të vërteta do të raportojmë me kohë. /ameble

SHPËRNDAJE