SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë, Google mbajti Konferencën e Zhvilluesve të Moduleve të Projektit Ara. Gjatë prezantimit, kompania tregoi prototipin Spiral 2. Në muajt e mëparshëm kemi dëgjuar se Ara do të shitet në një treg online, ku klientët mund të konfigurojnë smartphonin e tyre Ara sipas dëshirës. Në fund të prezantimit, Jason Chua i Google demonstroi aplikacionin e konfigurimit të smartphonit Ara, një aplikacion i ngjashëm me Moto Maker.

Tregu online do të mundësojë skeleton e brendshëm , modulet dhe pjesët mbrojtëse të moduleve. Blerësit do të mund të gjejnë modulet që pëlqejnë dhe t’i ruajnë në shportën e tyre online. Nëse dëshiron që Google ta konfigurojë smartphonin tënd, aplikacioni ka një opsion për konfigurimin e një smartphoni të thjeshtë, i cili krijohet sipas dëshirave tuaja. Jason Chua shpjegoi se aplikacioni do të lidhet me rrjetet sociale dhe kështu ai do të analizojë veprimet e tua në rrjetet sociale, për të sugjeruar modulet më të përshtatshme për ju. Ju gjithashtu mund të konfiguroni pamjen e jashtme të moduleve duke vendosur foto ose ngjyra të ndryshme. Kjo duket si mënyra më e mirë për të shitur smartphone Ara dhe shpresojmë që Google ta vazhdojë gjatë këtë projekt.

Videoja e mëposhtme tregon sesi mund të jetë produkti përfundimtar.

SHPËRNDAJE