Inovacioni më emocionues në tregun e smartphone-ve tani ka një datë zyrtare të lansimit. Sipas CNET, Google sot në konferencën për zhvillues të Projektit Ara ka njoftuar se smartphone-i i tyre i parë modular do të dal në shitje nga muaji Janar 2015 me një çmim të ulët prej 50$.

Google Project Ara per Janar 2015

Udhëheqësi i këtij projekti Pali Eremenko i është përgjigjur turmës me atë, se modeli fillestar do të jetë një pajisje jo i pashëm në dizajn, mirëpo do t’i përshtatet komponentëve shtesë fizike. “Ai do të quhet Gray Phone sepse është e menduar të jetë me ngjyrë të hirit, duke ju mundësuar përdoruesve kështu për të bërë zgjedhjen e ngjyrave vetvetiu,” ka thënë Eremenko.

Më shumë rreth këtij projekti do të mësojm në muajin Korrik, ku Google pritet të mbajë konferencën e ardhshëm për zhvillues të Projektit Ara. /ameble