SHPËRNDAJE

Google ka njoftuar për projektin e tyre të fundit të quajtur Project Loon, një balonë e pajisur më qasje në internet për zonat ku lidhja me internet të rregullt është e pa mundur.

E lansuar nga Google X, grup përgjegjës për projekte të tilla si Google Glass, ky projekti i ri synon të sjellë internetin nëpërmjet balonave.

Qëllimi prapa projektit Loon është për të sjellë internetin në vende që përballen me sfida për lidhje tokësore me internet si xhungla, male, bjeshkë dhe vende të pa arritshme është thënë në blogun zyrtar të Google-it.

[youtube id=”m96tYpEk1Ao” width=”600″ height=”350″]

Në postim e këtij blogu thonë se “Është shumë herët të themi, por ne kemi ndërtuar një sistem që përdor balonat, duke u bartur nga era në lartësi dy herë më lartë se lëvizjet e aeroplanëve, duke ofruar kështu internet në tokë nëpërmes rrezeve, në shpejtësi të ngjashme me rrjetet e sotme ose më të shpejtë. ”

Google ka zhvilluar një testim javën e kaluar në Zelandën e Re me 50 testues duke u përpjekur të arrijë lidhjen me antena të veçanta të internetit në 30 balona të shpërndara nëpër qiell.

Të gjitha balonat janë të projektuara të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke krijuar një rrjet në vete në qiell, që pastaj poshtë transmetojnë qasjen në internet.

“Si rezultat, shpresojmë se balona në të ardhmen mund të bëhen një alternativë për lidhjet në zonat rurale, të largëta si dhe për komunikime në vende me fatkeqësi natyrore, kanë thënë ata”

Video më poshtë shpjegon më mire në lidhje me ketë teknologji të re mahnitëse nga Google, Project Loon: |ameble|

[youtube id=”mcw6j-QWGMo” width=”600″ height=”350″]