SHPËRNDAJE

Google ka prezantuar disa tipare të reja, jo vetëm për aplikacionet në platforma të saj, por edhe për shërbimet e tyre që përmirësojnë eksperiencën tek përdoruesit.

Kohët e fundit ajo ka lëshuar një funksion të ri për Google Search e cila shfaq informacione në lidhje me ndonjë uebfaqe të internetit gjatë kërkimit. E tëra që ju duhet, është të klikoni menjëherë pas linkut URL tek rezultatet e Google Search, dhe informatat themelore në lidhje me të uebfaqen shfaqen poshtë linkut (si më poshtë).

Google Search funksjoni

Këto informata vijnë nga Google’s Knowledge Graph dhe Wikipedia. Momentalisht nuk shfaqen informacione për të gjitha faqet që ekzistojnë në internet, por vetëm për disa që janë me të njohura, kështu që mos u habisni nëse nuk gjeni informacione në lidhje me uebfaqen tuaj. Nuk dihet nëse me vonë ky opsion do t’i përfshijë të gjitha uebfaqet që ekzistojnë në makinën e kërkimit. /ameble

SHPËRNDAJE