SHPËRNDAJE

Google Play my GlassDeri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Google për dyqanin online të aplikacioneve për pajisjen Google Glass të tyre, por “The New York Times” javën e kaluar ka përmendur shkurtimisht se Google është duke planifikuar që në të ardhmen të filloj një gjë të tillë.

Sipas një konfirmimi të një anshëm nga Google për Marketing Land, është thënë se dyqani online për Google Glass do të vijë nga viti i ardhshëm dhe do të veprojë në mënyrë të ngjashme sikur Google Play Store, duke i dhënë përdoruesit qasje në përvoja të ndryshme.

Google në fillim të këtij viti kishte kërkuar nga zhvilluesit për të filluar me përgatitjen e aplikacioneve për Google Glass, e cila ka bërë të qartë se një njoftim do të vijë shumë shpejt. Kompania nuk ka dhënë detaje më shumë rreth kësaj, për të cilën ende nuk dihet a do të jetë pjesë e Google PlayStore-t apo pjesë e ndarë nga kjo. |ameble|