SHPËRNDAJE

Google-BingMidis motorëve të kërkimit Google dhe atij Bing, gjithmonë Google ka mbizotëruar si zgjedhja më e mirë, kjo edhe sipas nesh është e pranueshme. Gjithashtu, një studim që është bërë kohëve të fundit ka konstatuar se Bing në rezultatet e kërkimit kthen Malware rreth pesë herë më shumë sesa Google, i bie që Bing është radhitur si një motor kërkimi që ofron uebfaqe që përmbajnë kode për qëllime të këqija.

[quote style=”1″]Malware është softuer që ka për qëllim të dëmtojë ose çaktivizoj kompjuterët dhe sistemet kompjuterike.[/quote]

Një laborator gjerman për testime i quajtur “AV-Test” ka kryer një studim 18 mujor, duke mbledhur kështu 40 milion uebfaqe të internetit të ofruara nga shtatë motor të ndryshëm të kërkimit. Nga 10 milion kanë qenë prej Google dhe Bing, 13 milionë janë marr nga motori i kërkimit rus Yandex, dhe pjesa tjetër nga Blekko, Faroo, Teoma, dhe Baidu. Nuk shpjegohet pse Yahoo nuk është futur në ketë test!

Çuditërisht, nga 40 milion, AV-Test ka gjetur vetëm 5000 uebfaqe të internetit që janë konstatuar se përmbajnë Malware. Yandex në rezultatet e tij të kërkimit ka pasur përqindjen më të madhe të faqeve me Malware, ndërsa nga Bing janë gjetur 1285 rezultate të faqeve të internetit për qëllime të këqija nga 10 milion në total sa është bërë testi. Megjithatë, nga Google janë gjetur vetëm 272 që i bie shumë më pak se Bing.

Sigurisht, që shanset që të arrijmë të infektohem nga uebfaqet e tilla me Malware janë të vogla si nga Google ashtu edhe nga Bing, kështu që perdoret Google apo Bing është zgjedhja juaj, mirëpo gjithmonë është e rëndësishme të keni kujdes se çfarë hapni apo ku klikoni, dhe sigurohuni që ajo që hapni nuk është një faqe interneti që është e infektuar, edhe pse shfletuesit zakonisht paralajmërojë, me një mesazh qe thotë se është “Site is Unsafe” (faqja është e pasigurt). |ameble

SHPËRNDAJE