SHPËRNDAJE

Take-Two Interactive ka njoftuar zyrtarisht se vetëm për tri ditët e para ka arritur më shumë se 1 miliardë dollarë në shitjen e lojës Grand Theft Auto V.

Kompania beson se “kjo ka shënuar një rritje të shpejtë apo rekord në shitje për sa i përket video lojërave dhe filma artistikë.” Sipas LA Times raportohet se vitin e kaluar loja Call of Duty: Black Ops  ka arritur të fitojnë rreth 1 miliardë dollarë, por në shitje prej 15 ditëve.

Kryeshefi i Take-Two, Strauss Zeinick, ka thënë se “Grand Theft Auto është një fenomen kulturor dhe Rockstar Games do të vazhdoi të ripërcaktoj se çfarë mund të arrihet në lojëra interaktive. Ne jemi tepër krenar në shitje të jashtëzakonshme dhe në përgjigje kritike ndaj Grand Theft Auto V “.

GTA Online globalisht do të nisë më 1 Tetor dhe do të jetë plotësisht falas me çdo kopje të GTA V.

GTA V është aktualisht në dispozicion për Xbox 360 dhe PlayStation 3 dhe pritet të vijë edhe për PC dhe konsola të gjeneratës së ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE