zuck-hack

Khalil Shreateh nga Palestina, një haker i cili konsideron vetën “white hat hacker”(analist i sigurisë në IT i cili zbulon mangësitë dhe raporton ato), ka arritur që të futet në llogarinë e facebook të vet themeluesit të kompanisë facebook, Mark Zuckerberg.

Menjëherë pasi kishte siguruar qasjen në këtë llogari, Khalil krejt çfarë kishte bërë ishte postimi në “wall” të llogarisë së Zuckerberg duke raportuar një mangësi në sistemin e sigurisë së facebook.

Nga përmbajtja që është postuar, Khalil  kërkon falje që është futur në llogari private të Zuckerberg në mënyrë të paautorizuar dhe ndër të tjera raporton problemin dhe në të njëjtën kohë ankohet tek Zuckerberg për injorancën e vazhdueshme që ka pas nga ana e departamentit të sigurisë të kompanisë Facebook, duke theksuar se është munduar që disa herë të bie në kontakt me këta të fundit për të raportuar problemin, por as edhe një herë nuk kishte pranuar ndonjë përgjigje nga ana e tyre. |ameble|