SHPËRNDAJE

Kjo garë globale çon shkencën dhe teknologjinë në një tjetër nivel.

Hello TomorrowEdicioni 2015 i “Hello Tomorrow” i dedikuar për teknologjitë inovative do të përzgjedhë 30 projektet më premtuese nga e mbarë bota, që do të ndikonin shoqërinë në 6 sfera: Ushqim & Bujqësi, Transport, Prodhim, Shëndetësi, Energji & Mjedis dhe
Teknologji Informative.

Pas edicionit të parë të suksesshëm më 2014, viti 2015 synon të nxisë përfshierjen në garë të më shumë studentëve, hulumtuesve dhe ndërmarrësve, falë çmimit prej 175,000€ para të gatshme, për të cilat nuk kërkohet asnjë kthim. Edicioni i këtij viti i cili fillon në shkurt dhe zgjatë deri në qershor, për 30 projektet e përzgjedhura do të ofrojë edhe mentorim, qasje në fonde tjera dhe hapësirë mediale në mbarë botën.

“Jemi të kënaqur që po e përsërisim këtë garë, në nivel botëror kësaj rradhe. Jemi të përkushtuar të ndihmojmë projektet nga e mbarë bota, të cilat në të ardhmen mund të kenë ndikim në jetën e secilit prej nesh” deklaroi z. Xavier Duportet, themelues i Hello Tomorrow.

Që të jenë pjesë e garës, aplikuesit duhet të paraqesin produkte ose shërbime që bazohen në teknologjitë inovative, të kenë biznes ose organizatë jo më të vjetër se 2 vite dhe me më pak se 250,000€ kapital.

Për të qenë më afër garës, 40 qytete nga e mbarë bota, duke filluar prej Los Angeles deri në Bangalore dhe prej Lima në Romë, janë duke oganizuar evente informuese me komunitetin.

Më 19 shkurt, duke filluar prej orës 10:00, Innovation Centre Kosovo, do të jetë nikoqire e lansimit të kësaj gare për Kosovë. Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të interesuarit dhe nuk ka nevojë për ndonjë regjistrim paraprak. Finalja e madhe e Hello Tomorrow mbahet më 25 dhe 26 qershor 2015 në Cite des Sciences & I’Industrie, në Paris, gjatë së cilës do të ndahen pesë çmime nga 15,000€ si dhe çmimi Orange në vlerë 100,000€.

Hello Tomorrow mbështetet nga Orange, Michelin, Axa, Roche, Airbus dhe shumë kompani tjera me renome ndërkombëtare. /ick/ameble

SHPËRNDAJE