HP HQPërkundër dështimit të platformës WebOS dhe një numër çështjesh të tjera që e shqetësojn HP-në, kompania ka refuzuar të heqë dorë kur është fjala për tregun e smartphone-ve, duke deklaruar për The India Express se “HP has to be in the game.”

Në një intervistë të dhënë kohëve të fundit, Drejtor i lartë i HP-së për konsumin e PC-ve dhe tabletve ka thënë se kompania është duke punuar në një smartphone të ri dhe se ajo shpreson të ofrojë një “përvojë të diferencuar”, duke u përqendruar më shumë vëmendjen e saj në linjën e tabletve, laptopve dhe të kompjuterve“all in one”. Lajmi pason pas thashethemeve të më hershme se kompania është duke punuar në një tablet Android ndoshta edhe në një smartphone HP.

HP në vitin 2010 kishte blerë kompaninë Palm për 1.2 bilionë $ në një orvatje për të hyrë në tregun e smartphone-ve, por nuk arriti të fitojë ndonjë tërheqje në masë të madhe me linjën e saj të pajisjeve WebOS për shkak të furnizimit dhe çështjeve tjera .  Se a do të ketë sukses me pajisje Android mbetet të shihet! |ameble|