SHPËRNDAJE

Selfie-t janë bërë një fenomen global. Në muajin e kaluar HTC prezantoi Desire Eye dhe RE Camera, pajisje që ishin të fokusuara të fotografitë dhe sidomos selfie-t. Kompania celulare AT&T do të nxjerrë në treg këto dy pajisje këtë të premte.

HTC Desire Eye dhe RE

Desire Eye është një smartphone trendy me një variacion ngjyrash dhe dy kamera 13 MP Dual LED Flash, të cilat e bëjnë këtë smartphone unik. Në specifikat e tjera të kësaj pajisje përmendim procesorin 2.3 GHz me katër bërthamë Snapdragon 801, 2 GB RAM, ekrani 5.5 inch 1080p dhe certifikimi IPx7 që e bën të papërshkueshëm nga uji. Desire Eye posedon memorje interne prej 16 GB me mundësi zgjerimi deri në 128 GB nëpërmes kartës SD. E gjithë pajisja furnizohet nga një bateri 2400 mAh. Çmimet nga AT&T janë 149.99$ me kontratë 2 vjeçare dhe 549$ pa kontratë.

RE Camera është një periskop xhepi e dizenjuar për të bërë foto dhe video në lëvizje. Ajo mund të instalohet dhe të xhirojë dhe të ngarkojë në Cloud pamjet e xhiruara. Çmimi i saj është 200$, por nëse blihet së bashku me Desire Eye do të ketë 50$ ulje në çmim. /ameble

SHPËRNDAJE