SHPËRNDAJE

Imazhe të reja të HTC M7 kanë filluar të shfaqen. Për dallim nga fotot që kemi parë më parë këto imazhe që kemi publikuar tani dalin të jenë të vërteta.

Ky smartphone thuhet të ketë të instaluar sistemin operativ Android 4.2 (Jelly Bean) me versionin Sense 5.0  i cili do të ofroj një pamje të re në “lock” për ekran, orë, ikona dhe gjëra të tjera të cilët janë ri-dizajnuar.

Nga të dhënat që kemi mbledhur del se HTC M7 do të jetë i madhësisë 4.7- inç (190×1080 pikselë) Full HD SoLux me 468ppi (pikselë për inç) , dhe me procesorë 1.7 GHz katër bërthamorë Qualcomm Snapdragon.

Kamera e pasme këtij smartphone-i do te jetë 13 MP me LED Flash dhe kamera e perparme prej 2MP HD.  Një e veçantë tjetër e HTC M7 është edhe sistemi i zërimit “Beats” dhe bateria prej 2300 mAh.

 |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE