SHPËRNDAJE

Janë shfaqur disa thashetheme për kompaninë HTC e cila është duke punuar në pasardhësin e pajisjes më të suksesshme HTC One për të cilin është përfolur se do të emërtohet si HTC One 2.

Disa foto të pajisjes të projektuar në 3D supozohen se paraqesin pamjen e modelit të ardhshëm HTC One 2 për të cilin po ashtu thuhet se do të ketë ekranin 5 inç i cili është më i madh në krahasim me ekranin 4.7 inç nga HTC One.

HTC One 2

Po ashtu edhe disa thashetheme tregojnë edhe specifikat e HTC One 2 sikurse ekrani 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesori 4-bërthamor Snapdragon 800, 3GB memorie dhe do të vjen me Android 4.4 Kitkat dhe HTC Sense 6.0.

Thashethemet sugjerojnë se pamja zyrtare e modelit të HTC One 2 do të shfaqen në Kongresin Botëror të celulareve në vitin 2014 i cili do të zhvillohet në Barcelonë nga 24 shkurt deri më 27 shkurt, me ç’ rast do të njoftohemi më shumë për pajisjen në fjalë. |ameble|

SHPËRNDAJE