SHPËRNDAJE

HTC në heshtje ka lansuar smartphone-in e rangut të mesem, HTC Desire 400 i cili përkharhë 2 SIM kartela.

HTC Desire 400

HTC Desire 400 ka ekranin 4.3 inç me rezolucion 480 x 800 piksela i mbështetur nga procesori 4-bërtahmor 1.2 GHz Snapdragon 400 dhe 1 GB RAM memorie. Edhe ky model ka të integruar dy kamera, frontalen 1.6 Megapikselë dhe të pasmen 8 Megapikselë.

Hapësira e brendshme për ruajte të shënimeve është vetëm 4 GB. Kjo tregon se patjetër duhet të vendoset një SD kartelë për të zgjeruar hapësirën për ruajtën e shënimeve si dhe instalimin e aplikacioneve. HTC Desire 400 po ashtu ka të integruar edhe baterinë e fuqisë prej 1800 mAh.

Ende nuk është bërë njoftimi se çfarë çmimi do të ketë ky model, dhe sapo të jetë i publikuar ne do t’iu njoftojmë paraprakisht. |ameble|  

SHPËRNDAJE