SHPËRNDAJE

HTC njoftoi për modelin e ri të smartphone-it i koduar me emrin HTC One E8 i cili karakterizohet me një ekran të plotë HD 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikseleve i përkrahur nga procesori 4-berthamor Snapdragon 801 dhe 2GB RAM memorie.

HTC One E8

Përveç tjerash, HTC One E8 ka të integruar 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 128GB nëpërmjet microSD kartelës, 5 megapiksel kamerën frontale dhe 13 megapiksel kamerën kryesore.

HTC ende nuk ka njoftuar për çmimin e modelit të ri HTC One E8 si dhe datën e lasnimit të tij në treg. /ameble

SHPËRNDAJE