SHPËRNDAJE

HTC-One-M8-AceThashethemet për HTC One M8 Ace tani më kanë përfunduar sepse është paraqitur zyrtarisht në ueb-faqen kineze të HTC-së, me datë të lansimit 3 Qershor. Edhe pse në ketë ueb-faqe e kanë quajtur HTC One Vogue Edition, ky model në Britani të Madhe pritet të lansohet  javën e ardhshme si One M8 Ace.

Në pamje, ky model i HTC One M8 nga plastika e trashë duket shumë sikur HTC One M7 i vitit të kaluar, por më një trup më të përballueshëm. Si duket do të vijë me një seri ngjyrash të kaltër, kuqe, zezë dhe në të bardhë.

Përkundër trupit të tij nga plastika, M8 Ace posedon karakteristika të larta duke përfshirë të njëjtën procesor 4-bërthamor 2.5GHz Snapdragon 801. Kamerën ngjashëm si tek HTC One Mini 2 me 13-megapikselë dhe jo sikur One M8 i cili e ka me sensorë të dyfishtë dhe teknologjinë UltraPikselë. Kurse kamera frontale e tij është 5-megapikselë. Madhësia e ekranit këtu nuk është përmendur fare, thashethemet e mëhershme ishin se ekrani i tij do të jetë i njëjtë 5-inç me 1080p.

Çmimi zyrtar për One M8 Ace ende nuk është zbuluar, por pritet të jetë me çmim të arsyeshëm për shkak të trupit nga plastika.

Të gjitha këto detaje pritet të zyrtarizohen javën e ardhme, të martën 3 Qershor. /ameble

SHPËRNDAJE