B7ehmTRIIAAjUK6Smartphone-i pasues i HTC One M8 do të prezantohet më 1 Mars në Barcelonë. HTC ka publikuar ftesën në media dhe eventi është planifikuar për në 1 Mars. Ende nuk dihet me siguri se smartphone-i që do të prezantohet do të jetë HTC One M9, por eksperienca tregon se në këtë kohë të vitit HTC gjithmonë ka prezantuar smartphone flagship të vitit.

Eventi do të zhvillohet një ditë para se MWC (Konferenca Botërore e Mobilëve) të fillojë dhe kjo gjë është tipike, sepse kompania HTC do të tërheqë sa më shumë vëmendjen e publikut për produktet e tyre.

Ftesa nuk zbulon asnjë të dhënë për smartphonin e ri, ajo ka një sfond me yje dhe me mbishkrimin “utopia in progress”. Megjithatë, ne tashmë kemi bërë një përmbledhje të karakteristikave të mundshme që do të ketë HTC One M9 (Hima). /ameble