SHPËRNDAJE

Ndryshe nga kompanitë Samsung dhe LG, HTC nuk ka mbajtur një paraqitje zyrtare në Kongresin Botëror të pajisjeve Mobile 2016 (MWC 2016), për të prezantuar smartphone-in e tyre të fundit, modelin e përfolur HTC One M10. Megjithatë, është dëgjuar se kompania taivaneze së shpejti pritet të planifikojë një ngjarje të tillë dedikuar këtij smartphone-i.

HTC në llogarinë e tyre në Twitter ka postuar zyrtarisht ketë imazh, ku në një mënyrë ngacmuese ka paraqitur pajisjen e tyre të ardhshme, HTC One M10. Imazhi është shpërndarë me një hashtag të shkruar “#powerof10” ku çartë nënkupton së është fjala për smartphone-in HTC One M10. Në ketë imazh gjithashtu është paraqitur një kornizë metalike që do të thotë se ky model do të vijë me një dizajn premium. Nuk janë dhënë tjera detaje sa i përket lansimit apo karakteristikave.

Thashethemet thonë se ky smartphone do të vijë me ekran qHD 5.1-inç dhe procesorë Qualcomm Snapdragon 820. Karakteristika të tjera që janë përfolur përfshijnë 4GB RAM, hapësirën për të dhëna 32GB me mundësi zgjerimi, kamerën 12MP me stabilizim optik të imazhit dhe posedon versionin e fundit Android 6.0 Marshmallow.

Por, të dhënat zyrtare pritet ti shohim ditën e lansimit, që do të jetë shumë shpejt. /ameble

SHPËRNDAJE