SHPËRNDAJE

Ditët duken paksa të vështira për HTC-në, por kompania është duke kërkuar që të mbajë gjërat gjallë dhe një riorganizim do të ndodh në krahun ekzekutiv.

HTC ka njoftuar se ka punësuar Benjamin Ho si shef të ri eksekutiv në fushën e marketingut për të zëvendësuar kështu John Wang, i cili do të lë kompaninë muajin e ardhshëm pa ndonjë arsye.

Ho është ish-nënpresident i strategjisë së biznesit dhe marketingut të telekomunikacionit në FarEasTone dhe gjithashtu ish-president i marketingut në Motorola. Detyra e parë e Benjamin Ho si president marketingu është që të çojë HTC-në në një strategji të re të marketingut, e cila është e njohur brenda si “Marketing 2,0”. Ndryshimi i kësaj pozite synon të shkund gjërat me taktikat e marketingut të HTC-së në mënyrë që të kthehet shitja.

Ndryshimet ekzekutive në HTC vijnë në një kohë kur kompania është duke luftuar për të shitur produktet e saja në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku dominojnë Apple dhe Samsung. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE