635483734550697403-HTC-Re-colorsHTC RE Camera u prezantua në Shtator 2014 së bashku me Desire Eye dhe ishte tentativa e HTC në kategorinë e kamerave në aksion. RE Camera duket si një periskop i vogël, por mos e ngatërroni për lodër: pajisja ka lente me kënd të gjerë, sensor 16MP dhe është e papërshkueshme nga uji. Të gjitha këto e bëjnë pajisjen një konkurent të fortë në kategorinë e saj.

Tani HTC ka vendosur të përmirësojë kamerën në software. Duke filluar nga nesër, një përditësim do të dalë për aplikacionin RE që do të mundësojë transmetimin e drejtëpërdrejtë në YouTube. Ju mund të zgjidhni nëse ky transmetim do të jetë privat apo publik dhe videoja do të mund të shikohet dhe pas mbarimin të transmetimit të drejtëpërdrejtë.

Patjetër që ky transmetim kërkon lidhjen me Internet nga celulari smartphone pasi vetë RE Camera nuk ka lidhje me Internetin.

Ky opsion do të vijë që nesër për aplikacionin në Android dhe më vonë do të dalë dhe përditësimi për aplikacionin në iOS./ameble