SHPËRNDAJE

HTC ka postuar një foto ngacmuese në Twitter duke përkujtuar kështu ngjarjen e tyre të paralajmëruar për shtyp që mbahet me 25 Mars në New York të Amerikës. Kjo është data kur HTC ka premtuar se do të njoftojë për pasardhësin e smartphone-it të tyre HTC One, që besohet të jetë HTC One+ ose “All New One.” Disa thashetheme kanë theksuar për një model me kamerë të dyfishtë që gjithashtu kjo foto e publikuar mund të përshkruan atë, ose ndoshta diçka krejt tjetër.

Postimi i HTC-së në Twitter thotë: “Më 25 Mars, jeta do të bëhet dy herë më e bukur.” Fotoja mbi ketë post tregon dy qenë të vegjël, dy gota me kafe, një çift duke u puthur, dy pika shiu, dy pemë dhe dy gjirafa.

Çfarë do të thonë të gjitha këto? Ne mendojmë se këtu është fjala për ndonjë teknologji të re të kamerës së dyfishtë në anën e pasme të pajisjes. Fotoja mund të referohet edhe në emrin e pajisjes së re, ndoshta HTC do të emëroj smartphone-in e ardhshëm HTC Two ose diçka ngjashëm. Këto janë vetëm spekulime, megjithatë, do ta presim HTC-në të na tregoj më 25 Mars.

Çfarë mendoni se fshihet pas kësaj foto të publikuar nga HTC? /ameble

SHPËRNDAJE