SHPËRNDAJE

Huawei ka prezantuar pajisjen e re Huawei MateBook, një në dy tablet-Windows hibrid dhe laptop, që posedon ekranin LCD 12 inç.

Ekrani i këtij tableti/laptop u ofron përdoruesve rezolucion 2160 x 1440 pikselë dhe vjen me disa lloje të procesorëve sipas nevojave dhe buxhetit, nga gjenerata Intel Core M. Përveç procesorit tableti gjithashtu vjen në zgjedhje me 4 ose 8 GB RAM, si dhe hapësirën për ruajtjen e të dhënave 128 ose 512 GB.

Huawei MateBook posedon versionin e fundit të sistemit operativ Windows 10 Home ose Windows 10 Pro, por për fat të keq nuk ka një start boot të dyfishtë me Windows dhe Android, siç ishte përfolur më herët.

Karakteristika të tjera të Huawei MateBook përfshijnë lapsin Mate Pen Stylus, që vjen me mbushësin e vet dhe baterinë çmontuese, si dhe lidhjet USB Type-A, USB Type-C, micro USB dhe Ethernet.

MateBook në dispozicion për shitje do të jetë me çmim prej 699 $ ose 799 € në të gjithë Evropën duke kaluar deri tek çmimi maksimal sipas karakteristikave prej 1599 $ ose 1699 €. /ameble

SHPËRNDAJE