SHPËRNDAJE

Vjen edhe një tabletë me Android – fjala është për modelin MediaPad 7 Lite nga Huawei i cili me specifikacionet e tij do t’i bëhet konkurrencë Nexus 7. Huawei ka paralajmëruar tablet-in MediaPad 7 Lite. Tableti do të jetë i pajisur me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, do të ketë një ekran me madhësi prej shtatë inç dhe rezolucion 1.280 x 800 pixel.
Sipas prodhuesit, pajisja do të mund të lidhet në rrjetet e telefonisë mobile 3G, dhe përveç transferimit të të dhënave, do të mbështesë edhe funksionet klasike të telefonave celularë – bisedat, marrjet dhe dërgesat e SMS dhe MMS porosive. Huawei ka vendosur matricën IPS në ekran ndërsa shtëpiza është bërë njëpjesëshe nga alumini(unibody).
Gjithashtu, tableti është i pajisur me kamera nga ana e përparme dhe e pasme dhe vendin e caktuar(slot) për SD kartelat e memories me kapacitet deri në 32 GB. Pritet që prodhuesi do të pajis tablet-in me procesorin e tij katërbërthamorë(quad-core) me një shpejtësi prej 1.5 GHz.

Informacionet mbi datën dhe tregjet e lansimit për momentin nuk dihen. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE