SHPËRNDAJE

Huawei P8Sasia e Smartphone-it Huawei P8 e cila doli në shitje në Kinë, është shitur e tëra në ditën e nisjes së shitjes.

Pajisja ishte shitur përmes dyqanit online të kompanisë Huawei me çmim prej 580$.

Huawei P8 është mundësuar nga një procesor 64-bit Hisilicon Kirin 930 me 8 bërthama me shpejtësi 2GHz, 3GB RAM memorie dhe ka të integruar 16GB hapësirë të brendshme.

Karakteristika të tjera të Huawei P8 përfshijnë; kamera frontale 8 megapikselë, kamera kryesore 13 megapikselë, bateria e fuqisë 2.680 mAh dhe pajisja vjen me versionin e fundit të sistemin Android 5.0, Lollipop.

Modeli Huawei P8 , përveç Kinës, pritet të lansohet edhe në një numër të madh të vendeve Evropiane duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. /ameble.com

SHPËRNDAJE