SHPËRNDAJE

Prodhuesi kinez i elektronikës Huawei gjatë një ngjarje të mbajtur dje në Londër, ka prezantuar smartphone-in më të hollë në botë “Ascend P6”.

Huawei Ascend P6

Huawei Ascend P6 është me trashësi 6.18 mm, që i bie të jetë më i hollë se konkurrentët e tij iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 (7.6 mm dhe 7.9 mm). Ky model i ri nga Huawei i takon serisë së tyre P. Më herët, Huawei kishte lansuar modelin Ascend P2, të cilin kompania në atë kohë e quante smartphone-i më i shpejtë në botë.

Ascend P6 karakterizohet me procesorë 4-bërthamor 1.5GHz, ekranin HD 4.7 inç, kamerën e pasme 8 megapikselë kurse ajo frontale 5 dhe vjen më platformën Android versioni 4.2.2 Jelly Bean. Smartphone-i gjithashtu përmban mundësinë “Magic Touch” teknologji që mundëson përdoruesit të përdorin pajisjen edhe me doreza.

Pesha e Ascend P6 është 120 gram, e përafërt deri diku me iPhone 5 i cili peshon 112 gram.

Pamja metalike e jashtme do të jenë në dispozicion në të zezë, të bardhë apo ngjyrë trëndafili. Tani për tani, Huawei thotë se ky model do të filloj në tregun e Kinës këtë muaj, kurse Europë muajin e ardhshëm. |ameble|