SHPËRNDAJE

IBM panairKompania IBM ka njoftuar të premten se ka në plan të investojnë rreth 100 milionë $ për të ndërtuar 8 laboratorë të rinj në mbarë botën, duke ju mundësuar kështu klientëve të saj për të punuar për së afërmi me ekspertë e tyre në dizajn, në pajisje mobile dhe marketing digjital.

“Laboratorët e ri do t’i hapim në Groningen (Holand), Londër (Angli), Melbourne (Australi), New York (SHBA), Bangalore (Indi), Pekin (SHBA), Sao Paulo (Brazil) dhe Shangai (Kinë) për t’i ofruar klientëve tanë një mundësi për të punuar me hulumtuesit tanë dhe këshilluesit në dizajn, në të dhëna dhe analiza,” është thënë nga kompania. Në këta laboratorë kompania ka në plan të punësojë rreth 1000 punonjës.

Ekipet në laboratorë do të analizojnë sfidat e biznesit dhe së bashku do të gjejnë zgjidhje që lidhen me teknologji të ardhshme mobile, shoqërore, analiza si dhe teknologjinë Cloud. Kompania ka thënë se laboratorë të ngjashëm ka në planë të hapë edhe në vende tjera. /ameble

SHPËRNDAJE