Aplikacionet turistike janë një prej trendeve më të zakonshme në vende të ndryshme të botës, dhe pothuajse çdo javë del një që tenton të dalloj prej të tjerëve. Aplikacione të tilla janë të pakta rreth Kosovës e Shqipërisë, dhe pothuajse çdo informacion që kërkojnë turistët e orientojnë vetën nga web faqet që shfaqen në Google, apo përmes shërbimeve si tripadvisor.com.

Megjithatë duket se ka të tillë që dëshirojnë të përmirësojnë këtë situate, siç është rasti me tre zhvillues të rinj nga Kosova, Amar Syla, Ardit Krasniqi de Gentian Sadiku, të cilët kanë zhvilluar një aplikacion për Android de iOS të quajtur “iKosova”, i cili sjellë në duar të perdoruesve informacione mbi qytetet e Kosovës me fotografi dhe detaje të tjera plotësuese.

Menyja kryesore - Foto: www.iphone-shq.comMenyja kryesore – Foto: www.iphone-shq.com

Pasi ta shkarkoni aplikacionin (per iOS ose per Android), para jush shfaqet një ndërfaqe që ju jep mundësinë të klikoni në “iKosova”, “To-do-List’ dhe pjesën “About us” mbi zhvilluesit e aplikaiconit. Në momentin që klikoni iKosova, ju kaloni në një pjesë tjetër prap të organizuar në formë liste, ku mund të klikoni nëpër kategori të ndryshme si qytete, turizëm, akomodim, ekonomi dhe njohje. Në këtë pjesë është edhe një video që në momentin sa po e testonim aplikacionin nuk funksiononte.

Qytetet

Kur të klikoni “Cities”, ju kaloni në një listim tjetër, ku shfaqen qytetet e Kosovës në formë alfabetike dhe në shumicën prej të cilave nëse klikoni nuk do të gjeni informacione përveçse në qytetet kryesore Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj. Pasi përzgjedhjes së qytetit shfaqet një pjesë informative tekstuale në të cilën nëse lëvizni gishtërinjët nëpër ekran mund të kaloni tek pjesa e hartës (me openstreetmaps), do të shihni disa fotografi duke vazhduar të lëvizni poshtë nëpër ekran (nëpër të cilat nuk mund të klikoni për më shumë informacione), dhe kaq. Pasi mungojnë butonat për tu kthyer në menynë kryesore apo për tu kthyer prapa, ju duhet të shfrytëzoni tastet e telefonit tuaj, dhe të ktheheni në menynë kryesore për të vazhduar me rubrikat tjera.

iKosova, pjesa me kategori - Foto: www.iphone-shq.com

Turizmi

Nëse klikoni në “Tourism”, ju shfaqen Brezovica, Ujëvara e Mirushës, Prevalla e Shpella e Gadimës, në të cilat kur klikoni kaloni me një ndërfaqe tjetër që është me fotografi mbi këto lokacione dhe me lëvizje të gishtit në ekran mund të kaloni prej fotografie në fotografi për të parë më shumë prej këtyre pikave turistike. Sigurisht në këtë pjesë edhe vëreni se aplikacioni më shumë është informativ sesa një aplikacion turistik, mu për shkak të mungesave të informacioneve në këtë pjesë kyçe për turizëm.

Akomodimi

Tek pjesa e “Accommodation” përdoruesi mund të gjej informacione mbi hotele/motele të ndryshme nëpër Kosovë, sërish të renditura në formë alfabetike, në të cilat kur klikoni shfaqen informata tekstuale mbi hotelet, detajet për kontakt, çmimet e mundshme për dhoma dhe disa fotografi për secilin hotel/motel.  Pjesa “Economy” sjell informacione të përgjithshme mbi shtetin e Kosovës, si mbi gjeografinë dhe popullësinë, investimet, edukimin, transportin, etj. Në këtë pjesë ishte dashur të citohet si burim i informacionit “Wikipedia”.  Në fund pjesa e “Recognitions” përmban një listë të shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës.

To-do-List në anën tjetër që është në kuadër të aplikacionit duket si e pavarur dhe nuk është e integruar mirë me ato pjesë që shfletoni në “iKosova”, dhe më shumë shërben si një task-list e thjeshtë sesa diçka shtesë për këtë aplikacion.

Megjithatë në fund mund të themi ka hapësirë për tu përmirësuar dhe sigurisht këtë edhe do ta bëjnë me versionet tjera të aplikacionit, ku mund të konsiderohet një eksperience tjetër për përdoruesin, më ndryshe prej kësaj me lista, një ndërfaqe më e mirë, një përmbajtje më e gjallë, integrim me rrjete sociale, përmbajtje që përditësohet, mundësi për komentim, e shumë gjëra tjera që janë të zakonshme në aplikacione për turizëm. Tregu i aplikacioneve për turizëm në vend është i hapur dhe patjetër që do të shohim edhe aplikacione tjera në të ardhmen e afërt.

Shkarkoni aplikacionin këtu për Android dhe këtu për iOS. Më shumë informacione gjeni edhe në web faqe www.ikosova.info|digjitale| |ameble| 

[youtube id=”cVJQhUMMpmA” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]