SHPËRNDAJE

Edhe një ngjarje tjetër rreth një telefoni i cili morri flakë vetvetiu pa ndonjë arsye te ditur gjer më tani. Siç njoftuam para pak ditësh për Samsung Galaxy S3 i cili filloi të digjet gjersa po mbushej në makinën e një personi në Irlandë e që ende është në hetime nga Samsung, apo rasti tjetër me Iphone që mori flakë vitin e kaluar në një aeroplan nëAustrali .

Henri Helminen, 17 vjeç nga Finlanda ishte rrugës duke shkuar për në punë të Hënën në mëngjes kur në mënyrë te çuditshme dhe tashmë të pashpjegueshme, Iphone-i i tij filloi të kundërmoj erë tymi (shiko videon me poshtë). Telefoni, i cili ndodhej në xhepin e tij ishte vetëm 3 muaj i vjetër dhe deri në momentin kur ndodhi aksidenti ky telefon ishte në gjendje të mirë.

Fatmirësisht, ai arriti të largoj atë nga xhepi dhe ta hedh në tokë para se të pësonte ndonjë plagë të madhe. Video për ketë ngjarje u kap nga një kamerë e sigurisë aty afër. Deri më tani, nuk ka asnjë koment se çka ishte shkaku. Dyshohet se bateritë litium mund të shpërthejnë, nëse diçka nuk ka qenë në rregull, mirëpo këtu mund te jetë krejt diçka tjetër. Pra, ne do të vazhdojmë të përcjellim se çfarë ka qenë shkaku për të gjitha këto raste. |phonearena.com|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE