SHPËRNDAJE

Kompania Instagram në një ngjarje që është mbajtur në New York ka prezantuar përditësimin e quajtur Instagram Direct.

Ky përditësim i aplikacionit u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe private. Kjo mundësi e sjell Instagram-in kokë-me-kokë me aplikacionet e mesazheve të momentit siç janë WhatsApp, Viber, Snapchat etj. Aty është edhe një funksion i cili të tregon kur mesazhet janë parë, pëlqyer apo edhe komentuar.

[vimeo id=”81527238″ width=”600″ height=”350″]

Duke folur në ketë ngjarje, bashkë-themeluesi i kompanisë Kevin Systrom tha se rrjeti social Instagram ishte i hapur për publikun, çdo fotografi e publikuar është parë nga secili. Systrom tha se ai me bashkë-themeluesin Mike Krieger kanë sjell kompaninë këtu ku është, që nga fillimi kishim qëllimin për të bërë një platformë të komunikuar, dhe kompania nuk ka të bëjë me një kompani të fotografive, theksoi ai. |ameble|

SHPËRNDAJE