SHPËRNDAJE

Shërbimi për shpërndarjen e fotografive Instagram, të cilën Facebook e kishte blerë për 1 miliardë $, u ka dërguar sot ftesë disa medieve të caktuara duke i ftuar ata për të përcjellje ngjarjen “share a moment” me themeluesin Kevin Systrom dhe ekipin e Instagram-it.

Instagram December 12

Sipas CNET, ftesat janë dërguar nëpërmes postes dhe jo me e-mail, të mbështjellura me letër kafe së bashku me një fjongo të bardhë, pako posedon një katror druri në të cilën është e shtypur një fotografi. Ky katror ka një vrimë mbrapa, e cila mund të përdoret për t’u varur në mur. Nuk janë dhënë detaje tjera në ketë ftesë. Zëdhënësi i Instagram-it nuk ka pranuar të jap ndonjë koment sa i përket kësaj, kështu që e gjitha është në fshehje.

Shkruhen thashetheme se Instagram ka mundësi që është duke punuar në një funksion për mesazhe private. Si do që të jetë, ngjarja është caktuar për datën 12 Dhjetor, dhe do të fillojë në ora 10 në Midtown Manhattan të New York-ut. |ameble|

SHPËRNDAJE