SHPËRNDAJE

Instagram po përballet me disa probleme ku momentalisht është jashtë funksionit për shumicën e përdoruesve.

Ata që përdorin aplikacionin nëpërmes pajisjeve mobile mund ta hapin, por nuk shfaqen imazhe të reja. Kompania ka bërë Tweet duke shkruar se po punojnë për rregullimin e këtij problemi.

 

Në ndërkohë, përdoruesit e Instagram-it janë vërshuar me statuset e tyre në Twitter duke shprehur zhgënjimin – shumica e të cilëve po bëjnë edhe humor të mirë. Ata po përdorin hashtag-in #InstagramIsDown për të ndarë komentet dhe fotot qesharake rreth kësaj. /ameble

 

 

SHPËRNDAJE