Instagram të mërkurën ka shtuar opsionin embedding për ueb. Duke filluar nga sot një buton i mrekullueshëm është futur në Instagram për shpërndarje (share) që u mundëson përdoruesve lehtë të bëjnë embed fotot dhe videot e tyre në blogun apo uebfaqen e tyre. Nuk janë vetëm fotot dhe videot që shpërndahen, aty shpërndahet gjithashtu edhe emri i personit.

Së bashku me njoftimin për ueb embed, Instagram kanë përsëritur qëndrimin e tyre për pronësinë e përmbajtjes. “Ju jeni pronar i fotove dhe videove tuaja dhe ne duam të sigurohemi që kjo të kuptohet ska rëndësi se ku shpërndahet (bëhet Share) përmbajtja juaj,”. “Gjithkush secili e sheh qartë se përmbajtja juaj ju takon juve.” Instagram në fund ka thënë se ky opsion është në dispozicion vetëm për ata të cilët fotot dhe videot i kanë publike. |ameble|