Instagram ka publikuar pesë filtra të ri në aplikacionin e tyre të fotove për platformat Android dhe iOS. Pesë filtrat e ri të lansuar nga Instagram janë quajtur Slumber, Crema, Ludwig, Aden dhe Perpetua.

Instagram Filters

 

“Të frymëzuar nga përdoruesit e Instagramit nga fotografia, arti, moda dhe dizajni, ne kemi lansuar pesë filtra të ri që besojmë se janë në të mirën e përdoruesve”, kanë deklaruar ata në një blog post të tyre.

Tani që janë pesë filtra të ri në aplikacion, Instagram ka ndryshuar edhe mënyrën me të cilën filtrat shfaqen tek përdoruesit, e që mund t’ju qasen sa më lehtë. Në anën tjetër kur përdoruesit i aplikojnë filtrat në imazhet e tyre, ata drejtpërdrejt e shohin së si duken imazhet në nga çdo aplikim i filtrit. Për më tepër mund ta testoni vetë. /ameble