SHPËRNDAJE

Intel Atom Z2420Intel ka njoftuar për dy tablet të ri që ka prodhuar për tregun e arsimit. Tabletët e ri të prodhuar nga Intel janë në dispozicion me ekran 7 dhe 10 inç dhe vijnë të pajisur nga procesorë Intel Atom.

Tableti me ekran 7 inç posedon rezolucion 1024 X 600 pikselë i pajisur me Atom Z2420 në 1.2GHz, 1GB RAM, kamerë të dyfishtë si dhe 8GB hapësirë të brendshme për ruajtje.

Kurse tableti tjetër  10 inç posedon ekran me rezolucion 1280 X 800 dhe është i pajisur me procesorë pak më të shpejtë Intel Atom Z2420 në 1.6GHz, 1GB RAM, kamera të dyfishtë si dhe dyfishin e hapësirës së brendshme për ruajtje që i bje 16 GB.

Të dy tabletët Intel janë IP41 (të certifikuar) duke u siguruar se janë të mbrojtur nga ekspozimi aksidental ndaj pluhurit dhe ujit. Për fat të keq nuk ka informata për çmimet ose disponueshmërinë e tyre nëpër botë. |ameble|

SHPËRNDAJE