SHPËRNDAJE

Përdoruesit e pajisjeve të bazuara në iOS kanë pranuar jashtëzakonisht shpejtë përditësimin (update) e fundit të sistemit operativ mobil të Apple. Sipas të dhënave nga kompania Chitika, vetëm një ditë pas lëshimit, iOS 6 gjindej në 15% të pajisjeve të bazuara në iOS.

Me këtë, Apple edhe një herë tregon avantazhin e qasjes së tij aty ku ka kontroll të rreptë mbi harduer dhe softuer për pajisjet e tij, sidomos në krahasim me Android i cili edhe dy muaj pas lëshimit të versionit të fundit të Jelly Bean gjindet në vetëm 1.5% të pajisjeve. Poashtu vihet në dukje se iOS 6 është pranuar shumë më shpejtë se sa sistemi operativ i Apple-it për kompjuterat klasik Mountain Lion, i cili pas 24 orëve të para ishte instaluar në 3.2% të pajisjeve.

iOS 6 është në dispozicion për instalim në pajisjet e Apple që nga dita e mërkurë, ndërsa si risi më të rëndësishme sjell aplikacionin e vet të Apple për menaxhimin e hartave gjeografike, i cili do duhej të zëvendësojë aplikacionin aktual të Google. Është pikërisht ky aplikacion i cili shumë shpejt u shëndrrua në shënjestër të kritikave dhe talljeve për shkak të të metave të shumta në paraqitje (shih foton). [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • besi

    Pershendetje ameble.com, deshta t\’ju a beje nje sygjerim normalisht nese ka mundesi. Sa here te krijohet nje post fotot le te jene me hyperlink, nese useri don te shof nje foto me nje kualitet me te mire athere ai klikon ne foto dhe ajo foto hapet ne nje faqe te re. Pasi qe verejta se fotot nuk jan te qarta ashtu siq shkruan ne kete post,\” Shif foton\”.

    Ju pergezoj veq vazhdoni, bashshshsh.

    • Pinguni

      pajtona me ty