SHPËRNDAJE

ioS 9Tipari kryesor i versionit të ri të sistemit operativ nga Apple, iOS 9, nuk të jenë aplikacionet apo ndonjë shërbim i ri, por do të jetë përformanca e vet sistemit.

Sipas një raporti të ri, inxhinierët e kompanisë Apple janë duke bërë një punë të madhe dhe janë të përqendruar tek versioni i ardhshëm iOS 9 që të jetë më i shpejtë dhe të jetë sistemi më i qëndrueshëm i lansuar ndonjëherë nga Apple.

Raportit nga 9to5Mac tregon se ekipi software Apple ka vënë një fokus të madh në heqjen e të gjitha të metave të sistemit iOS si dhe në rritjen e performancës së tij.

Ende nuk ka informata se cilat pajisje do të përditësohen ne sistemin e ri iOS 9, por 9to5Mac sugjeroi se çdo pajisje me një procesor A7 dhe versionet më të reja se A7, mund të ndihmojë në rritjen e performancës pa limit.

Ashtu si çdo vit, ne do të kemi më të qartë se çfarë do të sjell versioni i ri i sistemit iOS ne konferencën nga Apple, WWDC e cila do të mbahet gjatë verës. /ameble

SHPËRNDAJE