SHPËRNDAJE

Para 2 ditëve, Apple ka shpalosur smartphone të tyre të radhës, iPhone 5. Por, entuziastët kanë pritur më shumë. Edhe pse është më i shpejt se para-ardhësi i tij, a do të jetë kjo e mjaftueshme që ta luftojë konkurencën e ashpër, armatën e Android-it me në krye Samsung Galaxy SIII. Më poshtë një krahasim i specifikave harduerike.

 iPhone 5Samsung Galaxy SIII
Sistemi OperativiOS 6 Android 4.0.4
Dimenzionet123.8 x 58.6 x 7.6mm136.6 x 70.6 x 8.6 mm
Pesha 112 g 133 g
Madhësia e ekranit 4”4.8”
Rezolucioni 640 x 1136  pixela 720 x 1280  pixela
Teknologjia e ekranit IPS LCDSuper AMOLED
Madhësia e baterisëNuk dihet momentalisht2100 mAh
Koha në Stand-by225 orë830 orë
Koha gjatë përdorimit në 3G8 orë 11.6 orë
Lloji i ProcesoritApple A6 Exynos 4412
Specifikat e ProcesoritDual core, 1.2 GHz, ARMv7 ISAQuad core, 1400 MHz, ARM Cortex-A9
Kartela GrafikePowerVR SGX 543MP3ARM Mali-400/MP4
RAM1GB1024 MB RAM / DDR2
Memoria interne16/32/64 GB16/32 GB
Mundësia për SD-KartëJoPo – Deri në 64GB SD-Kartë
Kamera e pasme8 Megapixel 8 Megapixel
Apertura e kamerësF2.4F2.6
FlashLED LED
Video inçizimiDeri në 1080p (30fps) Deri në 1080p (30fps)
Kamera e përparme1.2 Megapixel1.9 Megapixel
Shfletuesi i internetit suportonHTML, HTML5HTML, HTML5, Flash
Teknologjia e komunikimitLTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS, EV-DO Rev.A, EV-DO Rev.B HSDPA+ (4G) 21.1 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS
PozicionimiA-GPS, Glonass, Cell ID, Wi-Fi positioning GPS, Glonass
NavigacioniNavigimi Turn-by-TurnNavigimi Turn-by-Turn, Navigimi me zë, Pikat e interesit (POI)
Bluetooth4.04.0
Wi-Fi 802.11 a, b, g, n, n 5GHz802.11 a, b, g, n, n 5GHz
HDMIJoPërmes microUSB MHL adapterit

 

Sipas specifikave harduerike (dhe përderisa nuk kemi testuar ende një iPhone 5 mund të bazohemi vetëm në specifika harduerike), shihet se një smartphone që ka dalur në treg para 5 muajve është në garë të drejtpërdrejt me iPhone 5 i cili pritet të del në treg me 21 Shtator 2012. Çmimi është poashtu njëri prej faktorëve kryesor gjatë blerjes së një telefoni. Për momentin iPhone 5 Unlocked mund të para-porositet nga data 14 Shtator 2012 (sot) për 649.00$ (modeli 16 GB), 749.00$ (modeli 32 GB) dhe 849.00$ (modeli 64 GB). Në anën tjetër, një Samsung Galaxy SIII (16 GB, me mundësi për SD-Kartë për 64 GB më shumë) mund të porositet për 599.90$ nga Amazon.com.

Pa marrë parasysh, zgjedhja e smartphone është çështje e shijes, disa pëlqejnë iPhone kurse të tjerët Android. A do të mund të perballojë konkurencën e ashpër? Vetëm koha do të mund të tregojë. E në ndërkohë, cilin smartphone do të kishit zgjedhur ju?  |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • Tosi

    Kjo pi bjen qe S3 eshte shume perpara me iPhone-in

  • albatrit

    It is according to Apple ”substantially the same”. However with better performance and a cheeper price tag.

  • labi

    phiii shum ma i fort samsung s3. ne krejt fushat ahum ma i mir sdi pse e paskan qit iphone5 me performanca kaq t dobta t pakten mi pas t barabarta me samsung s3.

  • Elsa

    Simbas kesaj qe e lexova,shihem qe S3 eshte shume ma i mire dhe ma i lire…e vetmja mangesi eshte se shume i madhe…:P

  • Tomi
  • Blerim

    nuk e di kush e paska bo kit tabelen e karakteristikave,.,.,, percjellne eventin e iphone 5 qe osht 1 ore e 57 min e mandej permirojeni tabelen se skoket kerkah hiqq me ato qka ka dal ne iphone 5

  • cipiripi

    Te dyjat jane shume te gerditshme.. Cdo dite veq po pasurohen e gjinja si lopet shtyhen se kujt me ja dhane paret.

  • Urim

    Blerim mosi koke kaq i meqem qe po dishe per apple kaq shum pse se morre ti shoki me ba tabelen ama me ba si osht hardweri i dyve jo veq me ja fut gool pi ne publik Galaxy s2 2011 e murr vendin e par ne bot Galaxy S3 po del 5 muj para iphone 5 edhe prap e ngre zhag bile lidhja edhe para ardhsit e iphone 5 se i ngreh zhag po shqiptart jan msu veq golf 2 kaqika te kanades edhe iphone po ti a ja ki pa dizajnin nihere iphone 5 njesoj si iphone 4s veq ky karavan qe e kan ba tash del Galaxy S4 edhe e mshel apple fabriken nuk prodhon mo telefona mos akuzo webin se kta si osht e kan shenu po ty spot konvenojka 🙂