Një raport i ri nxjerr detaje se gjenerata e ardhshme e telefonit të Apple, iPhone 5S do të përmbajë kamerën prej 12 Megapikselëve e cila do të ketë të integruar sistemin e përmirsuar të ndriçimit që mundëson marrjen e fotove të një kualiteti superior.

Këto të dhëna janë nxjerr nga kompani Japoneze Wonderfloul Saigon Electrics, e cila merret me prodhimin e komponentëve të iPhone-it për Apple.

Nga thashethemet del se iPhone 5S do të ketë një kamerë me rezolucion prej 12 Megapikselëve me teknologji HDR që mundëson nxjerrjen e fotografive kualitative edhe gjatë natës kur është terr.

Kalimi në kualitet nga 8 në 12 megapikselë, konsiderohet të jetë një hap i madh drejt ndryshimit që me siguri do të pasohet edhe në shpejtësinë e procesorit të gjeneratës së ardhshme të iPhone-it. |ameble|