nowhereelse-iphone-6-concept-goldDisa javë të fundit ka pasur shumë thashetheme të ndryshme në lidhje me modelin e ardhshëm të iPhone 6 nga Apple, se ky i fundit do të ketë dy madhësi të ekranit 4.7 inç dhe 5.5 inç me rezolucion prej 960 x 1704 piksela. Por, sipas një raporti të fundit, modeli i ri iPhone 6 mund të vije me një ekran mbresëlënës QHD me një rezolucion prej 2560 x 1440 piksela.

Nëse thashethemet janë të vërteta, atëherë iPhone 6 do të ketë ekranin e njëjtë sikurse modeli i fundit nga LG G3, teknologjia e fundit e ekraneve të prodhuar deri më tani.

Kur është fjala për krijimin e një modeli të ri të iPhone-it, Apple deri më tani nuk ka treguar tendencë që të ndjek tendencat e brendeve të tjera, të konkurrenteve të drejtpërdrejt, andaj thashethemet për ekranin QHD mund të jenë vetëm spekulime.

Për modelin e ri nga Apple, iPhone 6, po ashtu thuhet se do të vijë me një procesor të ri nga Apple A8, që në fakt do të jetë gjenerata e dytë e procesorëve mobil të kompanisë si dhe pritet të ketë më shumë RAM memorie të integruar se sa modeli aktual.

Lansimi i iPhone 6 pritet të bëhet në Shtator të këtij viti, së bashku me iWatch dhe iOS 8. /ameble