SHPËRNDAJE

iPhone 6 pamjet e para (3)iPhone 6 fillimisht është thënë se do të prezantohet në muajin Qershor të këtij viti, kurse tani kanë ardhur informacione nga persona të cilët thonë se iPhone 6 do të prezantohet në muajin Shtator. Këta persona kishin treguar gjithashtu edhe për lançimin e iPhone-it paraprak 5S dhe fjalët e tyre kishin dal të vërteta.

Këto burime të informacioneve kanë treguar gjithashtu së iPhone 6 do të vijë ne 2 madhësi:

– Madhësia e parë 4.7-inç,
– Madhësia e dytë 5.5-inç

Këta smartphone të Apple-it mund të prezantohen në kohë të ndryshme, iPhone 6 4.7-inç mund të prezantohet në Qershor kurse 5.5 inç në Shtator.
Me smartphone-t e ri që kan dalur si: Galaxy S5, HTC One M8, Sony Xperia Z2, kompania Apple duhet te veproj shpejt dhe mirë nëse dëshiron t’i mbaj konsumatorët e vet.

Sido që të jetë, le të shpresojmë së Apple nuk do të na zhgënjej. të gjitha këto më lartë janë vetëm thashetheme, pra asgjë ende nuk është zyrtarizuar./ameble

SHPËRNDAJE