SHPËRNDAJE

iPhone 5S gold (2)Sot, në shume media elektronike kanë filluar të shpërndahen informata në lidhje me datën dhe vendin e publikimit të gjeneratës së ardhshme të iPhone. Sipas Nikkei dhe Techmaniacs data zyrtare kur do të publikohet iPhone 5S dhe 5C do të jetë 20 Shtator 2013. Sipas tyre vendet ku do të publikohen këto pajisje do të jenë Japonia dhe Greqia.

Siç duket ditët e nxehta të verës për Apple nuk kanë qenë ditë pushimi, por ditë kur ata janë duke punuar me tërë energjinë për lançimin e gjeneratës së re të iPhone. Ne vazhdimisht kemi qenë duke përcjellë tek ju çdo eveniment dhe çdo të dhënë që kemi zbuluar rreth produkteve të Apple. Një gjë është e qartë se Apple është në përfundim e sipër për lançimin e iPhone 5S dhe iPhone 5C, njeri nga këta të dy pritet që të jetë me karakteristika dhe çmim modest, ndërsa tjetri pritet që të përcjell traditën e familjes Apple me çmim dhe karakteristika më të larta.

Nëse vërtet njeri nga vendet e shitjes së iPhone 5S&5C do të jetë Greqia, atëherë nuk do të jetë shumë problem për ne që të jemi ndër të parët ta kemi këtë produkt në dorë.  |ameble|

SHPËRNDAJE