SHPËRNDAJE

Është e pamohueshme se sa e famshme është bërë Angry Birds nga Rovio e cila është shkarkuar 30 milion herë vetëm gjatë javës së Krishtlindjeve madje ka sjellë ndikimin e saj në versionin Star Wars, e cila është si arsyeja pse çdo herë qe dëgjojmë rreth Angry Birds, ne menjëherë interesohemi me shumë.

Disa ish-zhvillues të Rovio-s të cilët kanë punuar në Angry Birds janë bashkuar për të formuar studion e tyre për zhvillim te lojërave që quhet Boomlagoon. Loja e parë e tyre u lansua sot dhe quhet Noble Nutlings që ka në rol tre ketra që t’ju ndihmoni në karrocën e pilotit të tyre për ta drejtuar me profesionalizëm nëpër një peizazh të mbushur me kodra. Duke i udhëzuar ketrat nëpër çdo nivel, atëherë ju jepet mundësia për të përmirësuar karrocën me mijëra kombinime.

[youtube id=”u4Sog158EIE” width=”600″ height=”350″]

Noble Nutlings është në dispozicion nga sot për platformën iOS krejtësisht falas, dhe nëse është përafërsisht e mirë sa Angry Birds, atëherë mund të presim aventura më shumë me këta ketra në vitet që vijnë. Nuk ka informacion për disponueshmërinë platforma tjera. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE