SHPËRNDAJE

Sondazhet kanë një rendësi të madhe në aspektin e hulumtimeve. Në botën digjitale profesionistët në shumicën e rasteve përdorin softuer të ndryshëm si SurveyMonkey, SurveyGizmo, Qualtrics, QuestionPro, Confirmit.com, supersimplesurvey.com, etj. Njëri ndër ta, si SurveyMonkey është me i popullarizuari në botë për sondazhe, duke i ndihmuar përdoruesit që çdo ditë t’i mbledhin mbi 2 milionë përgjigje të sondazheve online.

izisurvey1

Edhe pse në treg gjenden plotë kësi lloj sondazhesh, gjithmonë ka hapësirë ​​për më shumë të cilat rrisin përvojën e përdoruesit, lehtësojnë procese dhe ofrojnë shumë mundësi. I tillë është platforma me e re iziSurvey.com, një fillim me bazë në Prishtinë, e themeluar nga Mergim Cahani, themelues i Phronesis Technologies dhe gjithashtu është Drejtor/Profesor i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum në Kosovë, Ridvan Peshkopia, Profesor në Kolegjin Universum dhe instruktor me orar të shkurtuar në Universitetin Kentucky, Alejtin Berisha, Edukator dhe Kryeshef i Kolegjit Universum dhe Edi Demaj, një emër që qëndron prapa kompanisë Solaborate , empyrewebs, bedrock, etj.

Shërbimi iziSurvey, pretendon të jetë një shërbim revolucionar në kryerjen e hulumtime të ndryshme në publikun e gjerë duke ofruar mundësi të shumta, të cilat përfshijnë analiza vizuale, sondazhe offline nga smartphone ose tablet duke kaluar pastaj në rrjete sociale. Edhe pse shërbime të ngjashme konkurruese në treg fillojnë me version falas të kufizuar, dhe kryesisht të dedikuar për student, iziSurvey.com fillon me një çmim bazë për përdorim nga 59.99 $ për muaj dhe shkon deri në 249.99 $ për kompani. Ekziston edhe një mundësi e veçantë për ndërmarrje.

iziSurvey përdorë qasje unike për mbledhjen e të dhënave nëpërmjet smartphone-ve ose tabletve Android dhe veprojnë të pavarur jashtë lidhjes së internetit dmth, mund të funksionoj online dhe offline, ndërsa menaxhimi i sondazheve, krijimi i sondazheve, raportimi i detajuar dhe eksportimi, bëhet në portalin iziSurvey.com.

Fillimisht është pjesë e inkubatorit për biznese Innovation Centre Kosovo në Prishtinë e financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme , dhe zyrtarisht është lansuar sot më 8 Janar 2013. /digjitale /ameble

SHPËRNDAJE